Çfarë po ndodh me Realin, ylli i ekipit braktisi ekipin para ndeshjes

Isco Alarcón dhe Mariano ishin dy lojtarët, që trajneri Santiago Solari i la jashtë skuadrës së tij për ballafaqimin me Ajax, të martën mbrëma, në “Santiago Bernabeu”.

Ata vendosën të sistemohen në “Valdebebas”, një natë para sfidës undër holandezëve. Ata e përjetuan vendimin përjashtues të trajnerit në mënyra shumë të ndryshme. Ndërsa sulmuesi i majtë i të bardhëve hipi në autobus me skuadrën dhe udhëtoi drejt “Santiago Bernabeu”, edhe pse në rolin e spektatorit, ish-ylli i Malaga-s preferoi të qëndrojë në kompleksin e ekipit.

Isco u pa më vonë duke u larguar nga “Valdebebas” me makinë, drejt një destinacioni të panjohur. Ndërkombëtari spanjoll nuk u ndie mirë që mbeti jashtë 18-shes së të përzgjedhurve për ndeshjen dhe vendosi të largohet me mjetin e vet.

Nuk ka shumë logjikë në këtë veprim të Solarit, sepse Isco luajti 15 minuta kundër Barcelonës, ndaj duhej të ishte në mesin e të grumbulluarve për përplasjen me Ajax.

Zemërimi e bëri atë të mos udhëtojë me ekipin drejt stadiumit, as të jetë aty, pavarësisht se Real Madridi luajti gjithçka për gjithçka dhe i humbi të tëra. Ai nuk u pa në dhomën e zhveshjes së të bardhëve, as para dhe as pas disfatës turpëruese 4-1. ts

SHPËRNDAJE