Nga dita e djeshme e deri më sot, në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë mbajen të shoqëruar rreth 25 kontrollorë të “AlbControl”.
Ende nuk dihen shkaqet pse këta persona po qëndrojnë në ambjentet e policisë, ndërsa një ditë më parë vetë kryeministri Edi Rama kërcënoi me përgjegjësi penale për këdo që ka lënë detyrën, e cila sipas qeverisë, cënon sigurinë kombëtare, raporton Ora News.
Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës nuk është vonuar dhe ka filluar hetimet per situatën e ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.
Vepra penale për të cilën po hetohet është “shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Duke nisur nga pretendimet e maazhorancës për një grusht shteti Forcat e Armatosura dhe FNSH morën pasditen e djeshme kontrollin e të vetëm ndërkombëtar në vend.