Çfarë po ndodh në Gjermani, kjo nuk është parë më herët

Policia thotë se nuk ka rrezik Një shpërngulje në shkallë të gjerë do të bëhet në Berlin të premten në mëngjes për t’u lejuar ekspertëve ta largojnë një bombë të Luftës së Dytë Botërore. Banorët e dërtesave do të largohen nga ora 09:00 në një largësi prej 800m nga vendi ku u zbulua bomba.

Zona përfshin ministritë e qeverisë, një spital dhe stacionin qendror hekurudhor të qytetit. Mijëra bomba të pashpërthyera nga lufta e viteve 1939-45 gjenden çdo vit.

Policia thotë se nuk ka rrezik nga bomba e cila u gjet në Heidestrasse të mërkurën e kaluar.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Kuptohet që operacioni për të larguar pajisjen do të zhvillohet rreth mesditës. Tegeli, i cili është aeroporti më i ngarkuar i Berlinit, u mbyll shkurtimisht në gushtin e shkuar pas zbulimit të një bombe të Luftës së Dytë Botërore.

Gjithashtu, në shtatorin e kaluar, pacientët në spitalet e Frankfurtit u evakuuan për të lejuar shpërthimin e kontrolluar të një tjetër bombe të madhe të kohës së luftës.

SHPËRNDAJE