Çfarë po ndodhë me Rashicën dhe Edon Zhegrovën!

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë dy takime mjaft të rëndësishme në muajin tetor, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova do të luajë ndaj Maltës me 11 tetor (20:45) në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ndërsa me 14 tetor (18:00) do të luajë në udhëtim ndaj Ishujve Faroe.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes do të publikojë listën e lojtarëve të ftuar në fund të kësaj jave dhe pritet që të ftohen në përgjithësi lojtarët e njëjtë nga ballafaqimet e kaluara.

Por tashmë Challandes ka një problem, i cili nuk është i vogël. Bëhet fjalë për mos-aktivizimin e Milot Rashicës në Werder Bremen dhe Edon Zhegrovës në Genk.

Rashica dhe Zhegrova po ‘luftojnë’ për vendin e titullarit tek kombëtarja e Kosovës – por ata po anashkalohen shumë në klubet e tyre.

Çuditërisht, Milot Rashica nuk është aktivizuar në dy ndeshjet e fundit të Werder Bremenit, madje ai nuk ishte as edhe i ftuar në bankinë tek klubi i Bundesligës.

Pothuajse e njëjta situatë po i ndodhë edhe talentit, Edon Zhegrova.

Super sulmuesi i Kosovës po vazhdon të paraqitet mjaft mirë për Genkun, në ndeshjet në të cilat ai po ftohet nga trajneri i tij, por prap nuk ka shumë minuta në këmbët e tij dhe kjo është shumë e çuditshme.

Zhegrova luajti ndaj Lommel në javën e kaluar – në kuadër të Kupës së Belgjikës, ku edhe shënoi një gol mjaft të bukur – megjithatë, trajneri i tij, Philippe Clement
nuk vendosi ta ftojë atë në ndeshjen ndaj Waregem në Superligën belge.

Philippe Clement nuk po i beson Zhegrovës në ndeshjet e ligës edhe pse talenti kosovar në çdo ndeshje që po aktivizohet po zhvillon super paraqitje./GazetaBlic/

SHPËRNDAJE