Çfarë tha Bill Clinton në vitin 2009 në Prishtinë?

Former U.S. President Bill Clinton cuts a cake during his visit to Pristina, November 1, 2009. Clinton is in Kosovo where he unveiled his statue on Clinton's Boulevard. REUTERS/Hazir Reka (KOSOVO POLITICS)

Është e hera e tretë që ish-presidenti amerikan, Bill Clinton po e viziton Kosovën, shkruan Gazeta Blic.

Herën e parë ai në Kosovë, kishte qenë si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vetëm pak kohë pasi ndihmoi popullin kosovarë, duke dhënë urdhër të bombardohet Serbia dhe të ndalen masakrat në Kosovë.

Clinton së bashku me gruan e tij, gjithashtu mike e madhe e Kosovës, Hillary Clinton, patën qenë për vizitë në Kosovë, në vitin 1999.

Ata ishin pritur përzemërsisht nga kosovarët, sidomos në vizitën e tyre në qytetin e Ferizajt.

E, kur po bëheshin 10 vjet nga koha kur Kosova u çlirua, Bill Clinton, erdhi sërish në Prishtinë.

Përsëri respekti, dashuria dhe admirimi për të, vetëm shkonin duke u rritur nga kosovarët.

Më 12 qershor të vitit 2009, Clinton morri vëmendjen e mbarë botës. Atij iu ndërtuar statuja në qendër të Prishtinës, si shenjë falenderimi për ndihmën që ia dha Kosovës.

Para shumë të pranishmëve, Clinton, pati mbajtur një fjalim, në Lagjen Dardania – pikërisht në vendin e statujës së tij.

Ai pati falenderuar popullin e Kosovës, duke e ripsëritur respektin që ai e posedon për të.

Fjalimi i Bill Clinton, në vitin 2009.

E në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, Bill Clinton, po qëndron sërish në Kosovë.

I shoqëruar së bashku me ish-sekretarin e SHBA-ve, në kohën kur Clinton shërbente si president, Albright, ata do marrin pjesë në aktivitete të ndryshme që shënohen për nder të çlirimit të Kosovës.

Edhe kësaj radhe, kosovarët shprehën respektin për ish-presidentin amerikan, teksa presidenti Thaçi dje e dekoroi me titullin “Urdhëri i Lirisë”.

SHPËRNDAJE