Challandes shkon edhe më larg: Zvicerani tregon se kur mund të zhvillohet ndeshja ndaj Maqedonisë Veriore

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, nuk beson se ndeshja ndaj Maqedonisë Veriore do të mund të zhvillohet para nëntorit të këtij viti.

Ndeshja gjysmëfinale në kuadër të Ligës së Kombeve mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës fillimisht ishte paraparë të zhvillohet më 26 mars, por u shtye për 4 qershor, pas përhapjes së koronavirusit.

Mes tjerash vendime, UEFA më 1 prill vendosi që të shtyej të gjitha ndeshjet e Kombëtareve të parapara të zhvillohen gjatë qershorit, vendim i cili do vlej deri në vendimin e ardhshëm.

Lidhur me këtë ndeshje së fundmi ka folur edhe përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, i cili nuk beson se ndeshja ndaj Maqedonisë Veriore do të mund të zhvillohet para nëntorit të këtij viti.

“Supozoj se ‘play-offin’ do ta luajmë në nëntor” – ka thënë ai për ‘Aargauer Zeitung’.

SHPËRNDAJE