Champions dhe Europa League, presidenti i UEFA-s zbulon përfundimin e kompeticioneve

Kampionatet do të luhen deri në fund e për këtë nuk ka disktuime.

UEFA ka bërë me dije që askush të mos mbyll titullin në tavolnë pasi rrezikon të përjashtohet nga kompeticionet europiane për sezonin e ri. Një një intervistë për “ZDF”, presidenti I UEFA-s, Alexader Ceferin u shpreh se Champions League mund të ndyshojë orar dhe ditë e gjithçka duhet të mbyllet para 3 gushtit.

“Gjithçka duhet të ketë mbaruar më 3 gusht, si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në Ligën e Evropës. Situata është e jashtëzakonshme. Mund të luajmë në të njëjtat data si ligat lokale, në të njëjtën kohë.

Nëse kriza ndalon, do të fillojmë më shpejt. Tani për tani është vetëm një hipotezë për të luajtur Final Final Four. Vendimi i vetëm i gabuar do të ishte që për të luajtur në një mënyrë që rrezikon shëndetin e lojtarëve, tifozëve dhe gjyqtarëve. Por nëse ekzistojnë kushte sigurie, unë nuk shoh ndonjë problem.“

SHPËRNDAJE