CIA tregon se si i kanë shërbyer pëllumbat ‘spiunë-fotografë’ gjatë Luftës së Ftohtë

Sekretet e pëllumbave spiunë të Luftës së Ftohtë janë zbuluar pasi CIA publikoi dosje të ndjeshme të asaj kohe.Dosjet nga vitet 1960 dhe 70 zbulojnë se si pëllumba u trajnuan për misione klandestine që fotografonin vende të ndjeshme brenda Bashkimit Sovjetik.

Këto dokumente tregojnë se si këta pëllumba u përdorën për të hedhur pajisje në pragjet e dritareve dhe delfinët ishin trajnuar për misione nënujore.

CIA besonte se kafshët mund të përmbushnin detyra “unike” për operacionet klandestine të agjencisë prapa Perdes së Hekurt në kulmin e tensioneve midis Rusisë dhe SH.B.A.Dosjet sekrete që ruhen në selinë e CIA-s në Langley, Virginia, është një muze, i cili nuk është i hapur për publikun e gjerë.

Operacioni i viteve 1970, i koduar Tacana, hulumtoi përdorimin e pëllumbave me kamera të vogla të mbështjella në trupat e tyre për të bërë automatikisht foto.

Kjo ndodhi pasi që pëllumbi mund të hidhet diku ku nuk kanë qenë kurrë më parë dhe kanë aftësinë e mahnitshme për të gjetur rrugën e tyre qindra milje në shtëpi.Përdorimi i pëllumbave për komunikime daton mijëra vjet, por në Luftën e Parë Botërore ata filluan të përdoren për mbledhjen e të dhënave sekrete.

CIA vazhdoi të shfrytëzonte fuqinë e pëllumbave dhe gjithashtu i trajnoi ata për të dhënë dhe marrë sende të vogla deri në 40g nga pragjet e dritareve të ndërtesave të paarritshme.Një rreze lazer e kuqe ndezëse u përdor për të shënuar objektivin dhe një llambë speciale që do ta tërhiqte shpendin.

CIA gjithashtu shikoi nëse zogjtë migratorë mund të përdoren për të vendosur sensorë për të zbuluar nëse Bashkimi Sovjetik ishte duke testuar armët kimike. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE