Cila modele shqiptare fiton 8 mijë dollarë për 2 muaj?

Të jesh një nga vajzat më të bukura në Shqipëri nuk të jep vetëm famë, por duhet thënë edhe një rrogë të mirë për portofolin tënd. Jeni kuriozë të dini se sa paguhet një modele shqiptare ditët e sotme?

Alesia Noka është një nga emrat më të dëgjuara kohët e fundit. Fillimisht  u bë e njohur si vajza bukuroshe në klipin e Brunos me titull “Ajo”. Më vonë modelen e pamë edhe në një tjetër videoklip, “Bitchi i mesnatës” krah Alban Ramosajt, shkruan blitz.al. Prej kohësh Alesia është pjesë e skuadrës së fotografit Endrit Mërtiri. Në një intervistë në “Top Albania Radio”, fotografi i njohur shqiptar ka rrëfyer se Alesia ka qenë  një nga modelet më të  kërkuara këtë verë.

Endriti është shprehur se ajo ka arritur të fitojë 8 mijë dollarë në dy muaj punë.

Në vetëm dy muaj, ka thënë Endriti, Alesia mund të ketë punuar intensivisht vetëm 10 ditë, nga mëngjesi e deri në darkë dhe mund të ketë ndryshuar veshjet e saj rreth 80 herë. Sipas tij, ky lloj përkushtimi dhe sakrifice është e domosdoshme për të krijuar famë dhe para në fushën e modelingut.

SHPËRNDAJE