Cilat rrjete sociale i përdorin të rinjtë zviceranë?

Përdorimi i Snapchat dhe Instagram e kaloi atë të Facebook, në mesin e të rinjve zviceranë në vitin 2017, sipas një sondazhi të fundit në zakonet e mediatik në Zvicër, shkruan ‘expatica.com’.

Grupi i Interesit të Medias Elektronike (IGEM) “digiMonitor” zbuloi se 67% e moshave 15-24 vjeç përdorin aplikacionet për shkëmbimin e fotografive dhe të videove, Snapchat dhe Instagram, ndërsa 55% përdorin Facebook, përcjell albinfo.ch.

Përdorimi i Facebook ka rënë ndjeshëm që nga viti i kaluar, nga 69 % në vitin 2016 sa ishte. Snapchat po fiton popullaritet, ndërsa Instagram duket se ka arritur kulmin, sipas rezultateve të publikuara.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⬇⬇⬇)

Gjithashtu edhe mesazhi i WhatsApp është shumë popullor, me vetëm 2 % e të rinjve të anketuar, që nuk e përdorin atë në vitin 2017.

Rreth 98 % e të rinjve në Zvicër përdorin çdo ditë një smartphone, duke e bërë kështu numrin e tyre të mjeteve të komunikimit. Telefoni inteligjent ka kapërcyer kompjuterët dhe tabletat, të cilat po humbasin popullaritetin.

Pothuajse të gjithë 15-24 vjeçarët (98%) shkojnë në internet çdo ditë, dhe gjysma e tyre e shikojnë televizionin dhe dëgjojnë radio.

SHPËRNDAJE