Cili është kampioni? City turpëron Liverpoolin

Kampioni i vitit të kaluar, Manchester City, ka turpëruar kampionin e ri të Premier Leagues, Liverpoolin.

Liverpooli i ka dhënë fund pritjes prej 30 vjetësh për titull të kampionit, por të enjten mbrëma ishte i paforcë ndaj Cityt, rivalit për titull të kampionit.

Manchester City ka fituar thellë, 4:0, në ndeshjen e xhiros së 34-t të kampionatit anglez.

Kevin De Bruyne, Raheem Sterling dhe Phil Foden shënuan në pjesën e parë, kurse Alex Oxlade-Chamberlain realizoi autogol në pjesën e dytë për 4:0. Riyad Mahrezit iu anulua një gol në fund.

Liverpooli udhëheq në tabelë me 86 pikë, plot 20 më shumë se Manchester City.

SHPËRNDAJE