Cilin do të votonte Fatmir Limaj për President, Ramush Haradinajn apo Isa Mustafën?!

Kryetari i NismaSocialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk ka pranuar të flasë për asnjë emër të përveqëm në lidhje me postin e Presidentit nëse Thaçit i konfirmohet aktakuza.

Ai midis dy emrave të përfolur si të mundshëm për këtë post, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj, ka theksuar se është e pandershme të komentohet derisa Kosova e ka një President.

Tutje Limaj ka bërë thirrje që askush të “mos fërkojë duart” me fatkeqësinë e tjetrit.

“Nëse vihet tek situata e Presidentit, janë grupet e mëdha politike, partitë me traditë institucionale të cilat nuk do ta lënë vendin në jostabilitet, përkundrazi do t’i fuqizojnë institucionet shtetërore. Unë nuk flas për asnjë emër për President, nuk është tema ime, nuk flas për emra, flas për institucione. Në këtë rast iu takon dy partive të mëdha, ne jemi aty me kontribu për stabilitet por ne nuk mund ta vendosim. Detyra ime është me kontribu me ardh deri aty, me lujt rolin që më takon por fjalën përfundimtare e kanë forcat politike që kanë më shumë vota. Nuk flas për emra. Unë besoj se është krejt e pandershme të flitet për këtë temë derisa Kosova ka President, është palejueshme! Kam vetëm një porosi mos i fërkoni duart në fatkeqësinë e njerëzve, mos kalkuloni në fatkeqësinë e tyre” tha Limaj në Intervistën e Javës në Gazeta Blic.