Çitaku: Krimi i vetëm i të birit të Rashiqit ishte se është fëmija i një politikani që nuk iu nënshtrua Beogradit

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar pas rrahjes së djalit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq.

Përmes një postimi në Twitter, Çitaku ka thënë se krimi i vetëm i të birit të Rashiq ishte se është fëmija i një politikani që nuk iu nënshtrua Beogradit.

Çitaku ka bërë thirrje për ndalje të dhunës dhe kërcënimeve.

“Një djalë 18-vjeçar u rrah nga një bandë e serbëve në Graçanicë sot. Krimi i tij i vetëm është të qenit i biri i Nenad Rashiq – një politikan progresiv i pavarur në Kosovë, të cilin nuk mund ta kontrollojë Beogradi. Tetë njerëz janë arrestuar, deri më tani. Kërcënimet dhe dhuna duhet të ndalen”, ka shkruar Çitaku.