Çka është koronavirusi?

Koronaviruset janë një familje e madhe e viruseve që mund të shkaktojnë sëmundje duke filluar nga ftohja e zakonshme deri te sëmundjet më të rënda siç është (SARS).

Koronavirusi i vitit 2019, është një formë e re që më heret nuk është parë tek njerëzit.

Si përhapet virusi dhe cilat janë simptomat?

OBSH raporton se transmetimi i virusit behet nga njeriu tek njeriu, dhe menyra e perhapjes behet pikerisht nga teshtitjet dhe kollitja.

Periudha nga koha e infektimit deri te shfaqja e simptomeve shkon nga 2-10 ditë. Simptomat tipike të COVID-19 përfshijnë ethe, kollë, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje të muskujve dhe lodhje.

Rastet më të rënda te sëmundjes mund te zhvillojnë pneumoni (infeksion i mushkerive) të rëndë, gjendje septike, Sindromën Akute te Distresit Respirator (ARDS) qe si pasoje eshte i domosdoshem perdorimi i ventilimit mekanik.

Në përgjithësi, të moshuarit dhe ata me gjendje te renduar shendetesore ( gjendje të tilla si: semundjet e kronike te mushkerive, hipertensioni, çrregullime të zemrës, diabeti, çrregullimet e mëlçisë) janë më të rrezikuar nga zhvillimi i simptomave të rënda.

Si mund ta shmangim infeksionin ?

Çdo kush mund të infeëktohet me virusin, prandaj është e rëndësishme të ndërmerren hapa për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Koronavirusit.

Rekomandimet standarde të parandalimit të infeksionit, përfshinë:

1. Larja e rregullt e duarve me sapun dhe ujë, për të paktën 20 sekonda në një kohë.

2. Shmangia e prekjes së fytyrës, veçanërisht gojës, syve dhe hundës.

3. Mbulimi i gojës dhe hundës kur kollitet dhe teshtitni.

4. Shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që shfaqin simptoma të sëmundjes së frymëmarrjes, përfshirë kollitjen dhe teshtitjen.

5. Nëse keni pasur kontakte të ngushta me një person që ka koronavirus lajmërohuni menjeher tek mjeku.

Dr Flamur Marku

SHPËRNDAJE