Çka ndodh nëse përleshen Kurti e Haradinaj, Konjufca: Albini e sosë

Mbrëmë në një emision, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se është i gatshëm të përplaset edhe fizikisht me ata që e ofendojnë, përfshirë këtu edhe kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili e kishte quajtur “hajn” Haradinajn.

Sot, nga gazetarët është pyetur Glauk Konjufca nga VV lidhur me këtë qëndrim të Haradinajt.

Në një situatë humori, ai është pyetur nëse mendon se Haradinaj do të mund ta rrihte Kurtin, nëse përleshen.

Por Konjufca, me humor po ashtu, ka thënë se Kurti do të fitonte.

“Nëse përleshet me Albinin rezultati do të ishte i qartë. Albini kish pas me sosë”, tha Konjufca.

SHPËRNDAJE