Çka po ndodh në Shqipëri? Edhe dy persona humbin jetën në plazh

Një kufomë është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në det, në lagjen numër 1 në zonën e Currilave në Durrës, ndërsa pak orë më vonë, në Porto Romano një person tjetër u mbyt teksa lahej në det.

Policia identifikoi viktimën, 72-vjeçarin me inicialet A.K, banues në qytetin bregdetar. Aktualisht grupi hetimor po heton për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vdekje natyrale, apo mbytje.

Vetëm pak orë më vonë, në Porto Romano u gjet një tjetër person i mbytur, nga ana e policisë. Rrreth orës 11:45, në lagjen Nr. 15 , duke u larë në det ka gjetur vdekjen M. M. 62 vjeç, banues në Durres.

“Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia në një njoftim paraprak.