Çka po ndodhë në LDK: Isa Mustafa takon vetëm 4 zyrtarë të lartë të partisë?!

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa edhe pse ka probleme shëndetësore, dhe takimet kohëve të fundit i ka të limituara, sot ai ka zhvilluar një takim shumë interesant.

Në një fotografi që ka publikuar në Facebook, deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, në takim me Isa Mustafën, pos saj ishin edhe tre zyrtarë tjerë të lartë të partisë: Deputetët Arben Gashi e Driton Selmanaj si dhe njëri nga kryetarët e degës së LDK-së në Prishtinë, Florian Dushi.

Në këtë fotografi të postuar në rrjetet sociale nga deputetja Maloku, nuk jepen shumë detaje për natyrën e takimit.

“Bashkë me kryetarin Isa Mustafa biseduam për programin qeverisës të LDK-së. Të vendosur për fitoren e madhe!”, ka shkruar Maloku, derisa ka postuar këtë fotografi, raporton Gazeta Blic.

Në anën tjetër, derisa pritet që saktësisht sot një javë të shpërndahet Kuvendi, dhe vendi të shkoj në zgjedhje brenda 45 ditësh, partia e drejtuar nga Isa Mustafa ende nuk e ka caktuar kandidatin për kryeministër.

Ndonëse zyrtarisht nga kjo parti nuk kanë dhënë emra për kandidatë të mundshëm, në opinion po përflitet se Vjosa Osmani e Lutfi Haziri, janë kandidatët më potencial.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE