Çka të gjeti kështu oj Erë?

Kush më shumë dhe denjësisht është duke na përfaqësuar vendin më mirë se Era Istrefi?

Këngëtarja shqiptare me famë botërore tani e shumë kohë është duke na prezantuar kulturën dhe muzikën e vendit në arenën ndërkombëtare me gjithë forcat dhe mundin e saj.

Me një fjalë është imazhi i të gjitha kohërave, emër i talentuar, i dëshmuar, dhe shumë i dëgjuar.

Dëgjohet se ka çfarë sjell, dhe me zërin magjik bën për vete të gjitha moshat, nga i vogli deri tek më i madhi, pa përjashtuar asnjëherë edhe stilin unikë që ka krijuar.

Mund të themi se nuk ka shpëtuar stil dhe dukje që nuk është prezantuar tek ajo së pari duke tingëlluar gjithmonë e trendeve dhe e kohës, por me këtë të fundit sikur habiti paksa me veshjen e saj.

Ta përshkruash ashtu si kërkohet nuk ka si, por po e shikove njëherë të lë gjithçka për të kuptuar.

Po pse oj Erë të vish në këtë gjendje, kur 1000 herë më mirë e ke shansën të dukesh më bukur. /Kosovarja/

SHPËRNDAJE