Çka tha Ramush Haradinaj, për veshjen ushtarake të Hashim Thaçit?

Sonte në edicionin special të emisionit “Blic Interview” me Astrit Gashin, ishte i ftuar Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.Gjatë kësaj interviste, Haradinaj nuk ngurroi të komentoj edhe veshjen me rroba ushtarake të Presidentit Hashim Thaçi, në ditën që u cilësua si historike, duke thënë se kjo praktikë do të bëhet edhe në të ardhmen, por mesazhin e saj thotë se do ta diskutojnë.“Nga dita e sotme, kjo është legjitime më.

Nga dita e sotme Komandanti Suprem i Ushtrisë në raste të caktuar praktikohet, pra praktikë që ne e kemi filluar, pra ekziston në të gjithë botën.

Zakonisht ajo bëhet edhe për të quar një porosi. Mund ta diskutojmë porosinë, a është porosi, a është mesazhi në rregull, a ka qenë momenti etj, por ajo ana përmbajtjesore është e padiskutueshme në të ardhmen. Komandanti Suprem, kushdo qoftë, presidenti Thaçi apo ndonjë president tjetër, çdo herë e ka atë të drejtë”, ka deklaruar Haradinaj në emisionin “Blic Interview”.