Clinton: Dua ta bëj një foto si Hillary sepse tallej me mua (Video)

Ish presidenti amerikan Bill Clinton, ia ka kthyer bashkëshortes së tij, Hillary Clintonit, fotografinë që ajo kishte bërë pranë shtatores së tij.

“Unë vij nga një vend i vogël ku kanë një kultururë rurale ku njerëzit nuk duan të sillen si njerëz të rëndësishëm. Dhe kur ka ardhë këtu zonja Clinton, ajo bëri këndej me gisht sikur ku është ky prapa meje. Tani duhet ta përfundoj me të njëjtën fotografi duke bërë me gisht andej”, ka thënë Clinton.

Ai pati një mesazh për Kosovën.

“Ta dini që kjo do të thotë shumë për mua, jo vetëm për atë që kam bërë për Kosovën por për tërë Evropën. Jetojmë në një kohë shumë mundësi, por duhet të shfrytëzojmë mundësitë që njerëzit të jetojnë të lirë gjithandej. Çfarëdo ndasie mes qenieve njerëzore të injorohet, trajtojini të gjithë barabartë.  Kur gruaja ime ishte sekretare e shtetit,  ajo po tallej me mua sepse unë kisha një statujë kaq të madhe”, tha Clinton.

SHPËRNDAJE