Clinton: Trump s’do ta lëshojë paqësisht Shtëpinë e Bardhë nëse i humb zgjedhjet

Hillary Clinton shprehu shqetësimin se Donald Trump nuk do të largohet paqësisht nga detyra nëse do të humb në zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA.

“Unë nuk dua t’i frikësoj njerëzit, por dua që t’i përgatit. Unë kam çdo arsye të besoj se Trumpi nuk do të shkojë, ju e dini, në heshtje gjatë natës nëse humb”, tha ajo dhe më tutje shtoi se “Ai do të përpiqet të na ngatërrojë, ai do të përpiqet të sjellë të gjitha llojet e arsyetimeve”, raporton theindependent.

Demokratët kanë shprehur shqetësime se Trumpi po përgatitet të kundërshtojë zgjedhjet duke hedhur dyshime mbi legjitimitetin e tyre.

Presidenti tashmë ka provuar të shmangë votimin me postë duke nxjerrë një dallim të pakuptimtë midis tij dhe votimit në mungesë, duke pretenduar prej muajsh se votimi me postë do të çojë në mashtrim të shfrenuar të votave, transmeton Telegrafi.

Gjatë një interviste për Fox News, Trump u pyet nëse do të pranonte humbjen pasi të kumtohen rezultatet e zgjedhjeve.

“Unë do ta shikoj. Shikoni, ju – unë duhet të shoh”, tha Trump duke shtuar se “Jo, nuk do të them vetëm po. Nuk do të them, as jo”.

Ndryshe, Clinton tha se nuk do të kundërshtonte të punonte me kabinetin e kandidatit presidencial demokrat, Joe Biden nëse do të fitonte zgjedhjet e 3 nëntorit të këtij viti.

SHPËRNDAJE