‘Çmendet Juventusi’, futbollistin që e bleu për pak para po e shet për 45 milionë

Gazetari nga CalcioMercato.com Fabrizio Romano zbulon se agjenti i Mattia Caldara ka takuar shefat e Juventusit në Milano për të diskutuar një lëvizje të mundshme.

Borussia Dortmund ka ofruar një ofertë prej rreth 35 milionë euro dhe ka deklaruar se nëse Juventusi refuzon ofertën, ata do të vazhdojnë të përpiqen edhe më tutje për mbrojtësin.

Mendohet se Juventusi nuk dëshiron më pak se 40 milionë euro për Caldara, me një shifër më të përshtatshme që mendohet të jetë 45 milionë euro.

24-vjeçari nënshkroi për Juventusin në janar 2017, për një shifër prej 15 milionë eurosh, me një tjetër € 10 milion në shpërblime potenciale, ndërsa gjithashtu mbeti në hua në Atalanta deri në qershor 2018, kur u kthye në Zonjën e Vjetër./ORAinfo/

SHPËRNDAJE