‘Çmendet’ kjo skuadër, ofron 200 milionë për Salah

Raportet në Spanjë tregojnë se Real Madridin po përgatitë një mega ofertë prej 200 milion euro për Mohamed Salah të Liverpulit.

Egjiptian ka qenë në formë sensacionale që nga bashkimi me Reds verën e kaluar, me 42 gola dhe 13 asistime në 48 ndeshje deri tani këtë sezon.

————————————————————————————–
Intervista e parë e Haradinajt pas luftës: Ja çka do të bëjmë me këta serbë të Pejës:

————————————————————————————–

Sipas AS, Los Blancos duan të bëjnë një revolucion këtë verë, dhe mund ta bëjnë këtë duke nënshkruar me Salahun.

Ndërsa Liverpool do të kërkonte rreth 200 milion euro, masa mund të financohej duke shitur lojtarë si Gareth Bale dhe Karim Benzema.

Shtimi i besimit ndaj thashethemeve, qëndron pasi që pala e Premier Ligës do të nënshkruajë Nabil Fekir të Lyonit për rreth 70 milion euro, që besohet të shihet si zëvendësim për egjiptianin./ORAinfo/

SHPËRNDAJE