Çmendet PSG, 170 milionë euro për futbollistin serb

Duket se parizienët janë gati për një “çmenduri” të rradhës në merkato. Sipas mediave angleze, flitet se PSG është gati për një ofertë marramëndëse për Sergej Milinkoviç-Saviç i cili kërkohet gjithashtu nga Manchester United.

Sipas mediave angleze dhe italiane mesfushorin serb  kishte si destinacion United për shkak të Mourinho-s dhe të menaxherit të tyre të përbashkët Jorge Mendes.

Sergej Milinkovic-Savic – “Corriere dello Sport” raporton se Milinkovic-Savicin do të firmosë me francezët në një marrëveshje që kap vlerën e 150 milionë funteve.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⬇⬇⬇)

22-vjeçari ka dalë si një nga mesfushorët më premtues të rinj në Evropë dhe loja e tij imponuese dhe fizike gjatë gjithë këtij sezoni, shtuar këtu dhe golat, kanë vendosur në presion italianët e Lazio që me shumë mundësi do humbin shërbimet e serbit, pasi për mesfushorin interesohen ekipe si  Barcelona, Real Madrid, Juventus dhe Manchester City, pa harruar dhe PSG-në e Manchester United që janë në krye për të firmosur me 22 vjeçarin.

SHPËRNDAJE