Çmimi i naftës në Kosovë vazhdon të rritet, këto janë shifrat e reja

Një litër naftë në pikat e derivateve në Kosovë kushton 1.13 euro, ndërsa benzina një cent më shtrenjtë.

Ky është çmimi i fundit me të cilin të premten po tregtohet ky produkt në vend.

Për dallim nga ditë më parë, diferenca në çmimin e shitjes me pakicë është më e lartë për afro 10 euro cent.

Kjo pasi, një litër naftë kushtonte 1.04 euro, ndërsa benzina shitej me 1.05 euro. Në Kosovë, çmimi i derivateve vazhdon të mbetet i lartë pavarësisht se në tregun ndërkombëtarë të premten “ari i zi”, siç njihet ndryshe ky produkt ka shënuar rënie.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, ËTI, ranë me 0.17 për qind dhe u tregtuan me 70.59 dollarë amerikanë për fuçi. Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent, ranë me 0.23 për qind dhe u tregtuan me 78.61 dollarë amerikanë për fuçi.

SHPËRNDAJE