Coronavirusi i merr jetën prodekanit të Universitetit ‘Haxhi Zeka’ në Pejë

Prodekani i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Bakir Kelmendi, ka humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha.

Berisha ka thënë se kjo është një mbrëmje e rëndë për Pejën dhe Kosovës, dhe me këtë rast u ka shprehur ngushëllime familjes Kelmendi, stafit akademik të UP “Haxhi Zeka” dhe gjithë qytetarëve të Pejës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Edhe një mbrëmje e rëndë për Pejën dhe Kosovën!

Me pikëllim dhe i trishtuar, mësova lajmin për vdekjen e hershme të Prodekanit të Fakultetit të Agrobiznesit në UP ‘Haxhi Zeka’, prof.Dr. Bakir Kelmendit!

Të ndjerin, do ruajë në kujtimet më të mira dhe më të sinqerta!

Me këtë rast, shprehë Ngushëllimet e mia dhe të Aleancës, për familjen Kelmendi, stafin akademik të UP ‘Haxhi Zeka’ dhe të gjithë qytetarët!

Profesor dhe mik Bakir, u prefshë në parajsë!

Të dashur qytetarë, Covid 19, po merr jetë, andaj sërsih ju ftojë që të respektoni rekomandimet e IKSHPK-së në raport me masat prevenuese ndaj Covd 19!

Me pikëllim;
Ali Berisha