Courtois në portën e Realit, por çfarë po ndodh me Navasin

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, nuk ka dëshirë të largohet nga klubi madrilen, përkundër transferimit të portierit Thibaut Courtois nga Chelsea.

Dje, Real Madridi përmes faqes zyrtare ka lajmëruar transferimin e fituesit të “Dorezës se artë” në Botëror, portierit Thibaut Courtois.

31-vjeçari nga Kosta Rika e ka bërë të qartë që ai nuk dëshiron të largohet, duke thënë se për të largimi nga “Los blancos” është po aq tërheqës sa vdekja.

“Sigurisht, dhe e them këtë me bindje, kam po aq dëshirë të largohem sa kam dëshirë të vdes”,  ka thënë “gardiani” i madrilenëve.

Navas iu bashkua klubit “Mbretëror” nga Levante në vitin 2014, kur gjigantët spanjollë e kishin aktivizuar klauzolën e tij.

SHPËRNDAJE