Covid-19: Ky shtet rikthen kufizimet

Spanja vendosi sot sërish kufizime për shumë aktivitete në natyrë, në përpjekje për të rivënë nën kontroll shpërthimin e rasteve të COVID-19.

“Jeta e natës do të ndalohet, tani për tani, në një përpjekje për të shmangur grumbullimet në turma të mëdha, ku virusi mund të përhapet më lehtë”, tha ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa.

“Gjithashtu, dua t’u bëj thirrje të rinjve dhe t’u kujtoj atyre për rëndësinë e ushtrimit të disiplinës. Është një situatë e patolerueshme, nëse njerëzit nuk u përmbahen udhëzimeve”, shtoi ai.

Ministria e Shëndetësisë ndaloi, gjithashtu, pirjen e duhanit dhe konsumimin e alkoolit në natyrë, në hapësirat ku nuk mund të ruahet distancimi shoqëror.

SHPËRNDAJE