CR7 thyen mallkimin e Gironas duke shënuan ‘poker’ në fitoren e Realit

Girona si një klub katalunas, me faktin se kishte fituar 2-1 në ndeshjen e parë dhe se ajo bënte pjesën në grupin e pak skuadrave që Cristiano Ronaldo nuk i ka shënuar kurrë në La Liga, erdhi në Santiago Bernabeu e motivuar, por doli kokë ulur.

Real Madridi fitoi ndaj tyre me rezultat 6-3 në një ndeshje shumë të bukur.

Reali e filloi me golin e Cristiano Ronalos në minutën e 11-të, por rezultati u barazua Chrisian Stuani në minutën e 29-të.

Pas CR7 hapi llogarinë e tij në portën e Gironas ai shënoi edhe dy herë në 45 minutat e dytë (47′, 64′).

Portugezi asistoi edhe te goli i Lucas në minutën e 59-të, por që ndeshja të mos bëhej monotone në skenë doli edhe një herë Sutani me një gol në minutën 67-të.

Kur të gjithë menduan se nuk do të kishte gola në Bernabeu, ishin Gareth Bale për vendasit (86′) dhe Juanpe për mysafirët (88′) që shënuan për të bërë një fund më dramatik.

Mos të harrojmë, Ronaldo shënoi edhe në kohën shtesë për të kompletuar pokerin.

Pas kësaj fitore Reali ngjitet në vendin e tretë me 60 pikë (një më shumë se Valencia dhe katër më pak se Atletico), kurse Girona renditet në vendin e shtatë me 42 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është kundër Las Palmas, ndërsa Girona do të përballet me Levanten. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE