Crvena Zvezda – Napoli, rezultat që nuk është pritur nga askush

Napoli i Hysajt nuk ka arritur që të shënoi fitore në Beograd sonte duke barazuar me rezultat 0-0. Italianët sulmuan por nuk arritën që të thyejnë mbrojtjen serbe

Napoli duhet ta harrojë paraqitjen në ndeshjen e sotme në Ligën e Kampionëve.

Ata nuk kanë arritur që të fitojnë kundër outsajderit të Grupit C, Crvena Zvezdës ku kanë marrë barazim 0-0.

Pjesa e parë ishte shumë e dobët në Crvena Zvezdën dhe Napolin në Marakana sonte, derisa italianët shumë pak arritën që të tregojnë veten në këtë ndeshje.

Pavarësisht se ata e patën posedimin dhe arritën që të sulmojnë 5 herë portierin e Zvezdës, Borjan.

Gjatë pjesës së parë Insigne rrahu shtyllën për Napolin.

Kaq shanse kishin edhe serbët, të cilët ishin të rrezikshëm me kundërsulme.

Edhe pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për Napolin, por që prapë ata nuk arritën që të shënojnë gol.

Ky është një rezultat për Napolin që gjendet në grup me PSG dhe Liverpoolin, por i mirë për Crvena Zvezdën, gjykuar në atë se kampioni serb konsiderohet si skuadër që skuadrat e tjera të përmirësojnë golavarazhin me të.

SHPËRNDAJE