Çudit Kadri Veseli: Kur ndalet PDK-ja, ndalet Kosova dhe ne kurrë nuk do të ndalemi

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, vlerësoi se kjo parti është motori i ndryshimeve në Kosovë, tash e 19 vjet që nga themelimi i saj.

Veseli në Konventën e hapjes së zgjedhjeve të PDK-së, tha se anëtarët e kësaj partie ndryshuan epokën, se ata janë çlirimtaret e shtetndërtuesit.

“Çdo gjë e madhe që është bërë gjatë këtyre viteve mbanë vulën e përkushtimit dhe vendosshmërisë së PDK-së. Njerëzit tanë kanë qenë të parët në të gjitha proceset e mëdha që ka kaluar vendi. Çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi e organizimi i vendit janë tregime të mëdha të lidhura me lidershipin e PDK-së. Janë merita të pamohueshme të partisë sonë”.

Përderisa falënderoi të gjitha anëtarët e bashkëpunëtoret e PDK-së, Veseli përmendi është ish kryetarin e kësaj partie.

“Sot festojmë me krenari 19 vjetorin e themelimit të PDK-së. Falënderoj të gjithë mbështetësit tanë në tërë këto vite të rrugëtimit të përbashkët. Në veçanti do të falënderoj bashkëluftëtarin dhe ish kryetarin, që bashke me të gjithë ne i dha shumë PDK-së dhe Kosovës, presidentin aktual Hashim Thaçin”.

Gjatë fjalës së rastit në konventën e PDK-së, Veseli premtoi zgjedhje të brendshme demokratike, dhe një dekadë të re dinamike për vendin  duke përfshirë edukim cilësor, shëndetësi efektive, inovacion, zhvillim ekonomik dhe reforma në drejtësi.

“Ka ardhur koha ta fuqizojmë Kosovën, ta ndryshojmë vendin dhe veten. Sot armiku numër një nuk është rreziku nga jashtë por vetë dëmtimi që mund t’i bëhet shtetit, shoqërisë dhe ekonomisë nga fenomeni i korrupsionit”.

“Me të drejtë njerëzit e mirë të këtij vendi presin më shumë nga PDK-ja, presin nga ne të punojmë më shumë e më mirë  dhe ne do ta bëjmë ketë”.

“Ja kemi vënë vetes një qellim –  transformimin ekonomik dhe modernizimin e shoqërisë sonë. Kjo është dekada e re”.

Veseli bëri ftesë për të gjithë që t’i bashkohen Partisë Demokratike të Kosovës, përderisa premtoi se kjo parti nuk do të ndalet.

“Kur ndalet PDK-ja, ndalet Kosova dhe ne kurrë nuk do të ndalemi. Sepse kemi veç një jetë, një atdhe dhe një qellim, Kosovën”.

SHPËRNDAJE