Dacic: Putini nuk e sjell zgjidhjen për Kosovën, ai na pyet ne cila është zgjidhja

Ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivica Dacic, në prag të arritjes për vizitë në Serbi të kryetarit rus Vladimir Putin, ka deklaruar se Serbia ka mbështetjen e plotë të Moskës për “arritjen e zgjihdhjes me kompromis të çëshjtes së Kosovës”.

Ai ka demantuar disa medie të Beogradit, sipas të cilave Putini në Beograd sjell gjidhjen për Kosovën.

“Nuk e sjell ai zgjidhjen, ai na pyet ne cila është zgjidhja. Me të këmbejmë rregullisht informacioney në pesë gjastë vite, qysh kur kam qenë kryeministër”, ka thënë Dacic për televizionin N1./gazetanetro.net

SHPËRNDAJE