Daçiq kërcënon Kosovën

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se nuk do ta pranojë marrëveshjen për themelimin e komunave serbe, e tillë siç është pasi ka shkelje kushtetuese.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq këtë vendim e ka quajtur ‘braktisje të dialogut’.

“Vendimi i të ashtuquajturës qeveri e Kosovës për të mos zbatuar marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave serbe, në fakt është vendim i Prishtinës për ta lënë dialogun e Brukselit”, ka thënë Daçiq, transmeton lajmi.net.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Ministri serb ka paralajmëruar se i gjithë prcesi negociues në Beograd dhe Prishtinë tani mund të kthehet në pikën zero.

“Nëse thelbi i marrëveshjes që kemi rënë dakord tentohet të ndryshojë, Beogradi mund të shqyrtojë zhvendosjen e të gjitha marrëveshjeve që kemi arritur në Bruksel”, ka theksuar ai.

Për shkak të dështimit të mundshëm të procesit negociues shumëvjeçar, kreu i diplomacisë serbe iu ka drejtuar edhe bashkësisë ndërkombëtare.

“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të ndikojnë urgjentisht në Prishtinë që të përmbushin angazhimet e veta sipas Marrëveshjes së Brukselit, pasi rreziku më i madh është që procesi i negociatave të ndërpritet përfundimisht. Beogradi nuk do të kishte asnjë përgjegjësi për këtë”, ka përfunduar Daçiq.

Qeveria e Kosovës ka thënë se asnjë zyrtar i Prishtinës nuk ka mandat të marrë vendime jashtë kuadrit kushtetues.