Daçiq: Kjo është letra me të cilën Liberia e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Letra në të cilën u thirrën sot autoritetet serbe kur thanë se Liberia i ka tërhequr njohjen Kosovës nuk ka pasur as vulë, as nënshkrim të shtetit liberian. Kjo letër dëshmon se diplomacia serbe provoi të propagandojë në raport njohjet ndaj Kosovës.

Liberia ishte shteti tjetër, me të cilin provoi ta përdorë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daciq, në fushatën e tij për të zvogëluar numrin e shteteve që kanë njohur Kosovën.

Pasdite mediat serbe publikuan letrën sipas të cilës Liberia ka ndërruar qëndrim në raport me njohjen e shtetit të Kosovës. Por, në këtë letër nuk ka asnjë simbol të shtetit të Liberisë që dëshmon se letra ka ardhur nga atje, shkruan Gazeta Express.

Radio Televizioni i Serbisë raportoi se shteti i Liberisë ka revokuar njohjen e Kosovës. Po ashtu thanë se posedojnë notën e dërguar zyrtarisht nga Liberia, që, sipas tyre, thuhet se Liberia ka tërhequr njohjen deri në fund të dialogut dhe marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo u demantua menjëherë nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i cili tha se ka folur me zyrtarë shtetërorë të Liberisë dhe nuk kanë revokuar njohjen.

“Unë sapo fola me Qeverinë Liberiane dhe më konfirmuan se #Liberia nuk e ka tërhequr njohjen për Kosovën. Lajmi dhe shënimi i përhapur nga mediat serbe janë të rreme dhe pjesë e përpjekjeve të rreme të lajmeve nga ministri i Serbisë Ivica Daçiq. Ne do t’i kundërshtojmë këto veprime”, ka shkruar Pacolli. /Express/

SHPËRNDAJE