Daçiq: Lobimin kundër Kosovës po e përdorim si presion për t’i shtyrë drejt kompromisit

Qeveria e Serbisë në mënyrë të hapur përkrahë “Listën Serbe” në zgjedhjet e 6 tetorit që do të mbahen në Republikën e Kosovës, ndërkohë pjesën tjetër të komunitetit serbë që do të garojë ndaraz nga partia e Goran Rakiqit e linçon dhe akuzon për tradhti.

Lidhur me këtë çështje ka folur sot ministri Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se Prishtina dëshiron që të futen në parlament serbët të cilët e kundërshtojnë politikën e Serbisë, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.

Tutje Daçiq përsëri u ka bërë thirrje serbëve që të votojnë “Listën Serbe”, pasi sipas tij kjo nuk është vetëm një çështje politike.

Ndër të tjera ai ka thënë se nuk do ta ndalë lobimin kundër pavarësisë së Republikës së Kosovë.

“Ne po bëjmë punën tonë, për të treguar që asgjë s’ka marrë fund dhe për t’i bërë preson Prishtinës për një kompromis”, ka thënë ai.

Në fund ai ka thënë se Këshilli i Sigurimit të Kombeve të bashkuara do të diskutojë raporton e fundit të Sekretarit Gjeneral për Kosovën në mbledhjen e 31 tetorit./GazetaExpress/

SHPËRNDAJE