Daçiq paralajmëron skenar të zi për Kosovën

Daçiq paralajmëron se na pret skenar i zi, nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje me Prishtinën dhe nëse nuk ka kompromis në dialogun e Brukselit. Serbia, thotë ai, ka një shans për të arritur sukses historik për të aaritur pajtimin me shqiptarët, dhe në qoftë se një kompromis nuk arrihet, ministri i jashtëm parashikon skenar zi.

Sipas Daçiqit, Serbia është e gatshme që të gjejë një kompromis. Ne kemi gjetur mbështetje në disa vende të Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Franca dhe Italia. Vetëm Gjermania dhe Anglia janë kundër idesë së ndryshimit të kufijve. Por nëse shqiptarët dhe serbët e duan atë, të gjithë do ta pranojnë atë.

Ai vazhdon me retorikën e vjetër se Kosova është Jerusalemi i Serbisë, dhe kurrë nuk do ta njohin shtetin e Kosovës.

Në këtë pikë nuk kuptophet së për çfarë kompromisi dëshiron Serbia?

Në një anë Daçiq thotë se duam paqe, por me Kosovën nën Serbi, dhe kjo është vërtetuar se paqja nuk ekziston kur Kosova sundohet nga Serbia.

SHPËRNDAJE