Daçiq: Vjena nuk do të votojë pro liberalizimit të vizave

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka dhënë një intervistë për televizionin e parë serb, ku ka folur për për dialogun, ushtrinë e Kosovës dhe për njohjet e Kosovës.

Sa i përket themelimit të ushtrisë së Kosovës, Daçiq tha se nuk do të mbetet kështu.

“Nuk pres të përfundoj në këtë mënyrë kur bëhet fjalë për ushtrinë e Kosovës” u shprehë ministri serb.

Daçiq foli edhe për idenë e Amerikës për tërheqjen e UNMIKUT nga Kosova, ku doli kundër, transmeton Indeksonline.

“Amerika mund të shkruaj aq sa dëshiron, nuk ka ndryshim të rezolutës 1244 derisa Këshilli i Sigurimit nuk pajtohet. Meqë nuk ka konsensus, kjo nuk do të ndodhë” u shprehë ai.

Ai foli po ashtu edhe për takimin e tij në Austri ku sipas tij Viena nuk do ta votojë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Daçiq komentoi deklaratat e Minstrit Nenad Popoviç se dialogu duhet të ndalet nëse Prishtina nuk heq dorë nga themelimi i ushtrisë. Sipas Ivica Daçiq deklarata të tilla nuk duhet të bëhen pa u konsultuar me Presidentin./

SHPËRNDAJE