Dafina Zeqiri e ‘nxehtë’ në fotot e fundit

Këngëtarja Dafina Zeqiri është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Ajo iu qëndron afër fansave me imazhe dhe video nga angazhimet e saj ditore, shkruan Indeksonline.

Dafina, rëndësi të madhe i kushton edhe pamjes fizike, e një imazh në të cilin këngëtarja ishte e grimuar në mënyrë profesionale e ka sjellur edhe së fundi.

Këngëtarja ka ardhur mjaft në formë ndërsa grimi bënte dritë në fytyrën e saj.

Ndryshe, Dafina është duke punuar intenzivisht edhe për projekte të reja, kënga e saj e fundit ‘A don Love’ erdhi në bashkëpunim me Noizy-n./Indeksonline/