Dafina Zeqiri i del kundër Ledrit

Dafina Zeqiri në përkrahje të repereve shqiptare.

Dafina Zeqiri me anë të një postimi ka reaguar pas deklaratës së ish-të dashurit të saj, Ledri Vulës.

Dafina ka shkruar se ajo po i përkrahë reperet shqiptare duke i inkurajuar të bëjnë rap si dijnë ata më së miri, shkruan Gazeta Express.

Këngëtarja cek se konkurencë ka shumë, por konkurrenca kryesore janë djemtë dhe se ato duhet të bëhen bashkë e të mos e poshtërojnë njëra-tjetrën.

“MU MVJEN MIRE QE PO KA FEMNA REPERA QE JON ‘TË PA SHFAJËSUARA’ SE KA PAS NJE MUNGES SHUME TE MADHE. JENA MSU ME NGU MUZIK ANGLISHT KU GJITHMON KA PAS HIPHOP/RAP FEMNA/MESHKUJ, PO TE NA? JO. JENA KON SHUME PAK VETA, TFLAS PER VETI QE KENA BO/DHE E BOJNA PER QEFI! UNË VETËM DESHA TU TREGOJ TË GJITHA REPEREVE SHQIPTARE QË NDJEK: RAP! BËNI QEJF! KA KONKURRENC SA DUSH (VEÇANËRISHT DJEMTË) MOS E POSHTNONI NJONI TJETRIN SE KEMI NEVOJË PËR NJËRA-TJETRËN”, ka shkruar Dafina.

Ledri ka thënë në një intervistë se muzika rep ka ndryshuar shumë dhe ‘çdokush është duke bërë rap sot’: “edhe femnat ja kan nisë me repovatë, dicka so n’rregull”, duke aluduar se femrat nuk mund ose nuk duhet të bëjnë këtë lloj të muzikës. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE