Dalin pamje të reja nga autobusi i Kosovës që u shkrumbua i tëri në Rrugën e Kombit (VIDEO)

Një autobus i linjës Kosovë-Shqipëri është përfshirë nga flakët në Rrugën e Kombit.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa nuk dihet ende shkaku që solli zjarrin në mjet.

Flakët kanë krijuar panik te përdoruesit e tjerë të rrugës, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, zjarri është i përmasave të mëdha çka ka shkaktuar edhe trafik në aksin në fjalë.


SHPËRNDAJE