Dalin rezultatet për koronavirus për dhjetë mjekë e infermierë të QKMF-së në Podujevë

Dhjetë mjekë e infermierë të Qendrës Klinike të Mjekësisë Familjare në Podujevë u janë marrë mostrat dhe të gjithë sonte kanë rezultuar negative në Covid-19.

Rastin e ka konfirmuar Fahri Llugaliu, ushtrues detyre i Drejtorit në QKMF të Podujevës.

“Sonte janë marrë dhjetë mostra nga mjekë dhe infermierë në QKMF të Podujevës, për fat të mirë, të gjitha kanë rezultuar negative”, tha Llugaliu.

Ky personel i QKMF-së dyshohej se kishin pasur kontakte me të infektuarit transmeton Gazeta Shneta.

Në Podujevë, deri tash janë të infektuar 4 persona me koronavirusin Covid-19, ndërsa është regjistruar edhe një viktimë.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE