Dardan Molliqaj kërkoi marrëveshje me Vetëvendosjen: Vjen përgjigja e befasuese e Konjufcës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca i është përgjigjur kërkesës së deputetit të PSD-së, Dardan Molliqaj, që të ketë memorandum bashkëpunimi, që të ndalen sharjet dhe të harrohet e kaluara.

Konjufca në RTV Dukagjini ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të hesht, raporton Gazeta Blic. Sipas tij, nëse PSD-ja e voton buxhetin dhe shkon në negociata, e ne të mos ballafaqohemi.Konjufca ka theksuar se sikurse PSD të ishte serioze nuk do ta votonte buxhetin dhe vendi të shkonte në zgjedhje.

“Në këto gjëra do të ketë ballafaqime. Gjithmonë për çështje të tilla do të ketë përballje”, tha Konjufca.Deputeti i Vetëvendosjes ka theksuar se pavarësisht përplasjeve me PSD-në, VV është shumë kritike edhe ndaj keqqeverisjes.Molliqaj, dje në një intervistë për RTV Dukagjini ka kërkuar nga Vetëvendosje që ta bëjnë një marrëveshje mirëkuptimi, që të mos e shajnë më njëra – tjetrën, por të përballen si dy parti normale e serioze

SHPËRNDAJE