Dardan Molliqaj plot mllef ndaj PDK-së, akuza të rënda ndaj Veselit e Thaçit

Deputeti i Nismës Social Demokrate Dardan Molliqaj i ka reaguar kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit ndaj deklaratës së këtij të fundit, se thirrja për seancë nga ana e opozitës është në dëm të Kosovës.

Molliqaj ka thënë se askush nuk mund ti bëj dëm Kosovës, më shumë se sa Kadri Veseli.

Deputeti i PSD-së, ka shtuar se qeverisja e PDK-së, herë me Thaçin e herë me Veselin e kanë shkatërruar Kosovën.

Ja reagimi i plotë i Molliqajt

Njeriu që më së shumti i bën dëm Kosovës, Kadri Veseli, paska deklaruar se thirrja e seancës së jashtëzakonshme është në dëm të Kosovës.

Qeverisja e PDK-së, herë në krye me Thaçin e herë me Veselin janë dëmtuesit më të mëdhenj të vendit tonë.

– Shkatërruan ekonominë tonë duke privatizuar (falur) shumicën e ndërmarrjeve shoqërore e publike;

– Punësuan miq, kunata e militantë partiak nëpër të gjitha institucionet shtetërore;

– I mbytën bizneset vendore dhe investimet potenciale të huaja dhe vendore duke iu kërkuar haraç dhe duke mos i mbështetur ato;

– Përkundër dëshmive të publikuara në aferën Pronto, asnjë politikan nuk u arrestua apo gjykua për krim e korrupsion;

– Shkatërruan shëndetësinë publike, ndërsa vet mjekohen në spitale evropiane;

– Shkatërruan sistemin e edukimit publik, e në të njëjtën kohë fëmijët e tyre i dërgojnë në shkolla të shtrenjta private, etj.

Pra, dëm për Kosovën nuk është thirrja e seancës e cila ia pamundëson Thaçit vazhdimin e negociatave për falje të territorit të Kosovës. DËM për Kosovën është çdo ditë e PDK-së në qeverisje. Prandaj, nuk do të ndalemi që qeverisja e tyre të marrë fund sa më shpejt.

SHPËRNDAJE