Dardan Sejdiu jep lajmin e madh për Shpend Ahmetin

Deputeti i VV-së, Dardan Sejdiu ka thënë se të enjten përfundimisht do të përcaktohet fituesi në Prishtinë.

Ai është shprehur i bindur se Shpend Ahmeti do të rikonfirmohet si kryetar i Prishtinës dhe do të përmbyllet kjo cështje.

Ainë një intervistë të dhënë për RTV Dukagjini ka thënë se ditën kur numërohen votat me kusht, do të marrë fund edhe propaganda e partive tjera, raporton Gazeta Blic.

Sejdiu ndër të tjera ka thënë se kanë pasur presion gjatë ditës së djeshme nga sic ka thënë ai ata që deri më 2013 e udhëheqën Prishtinën.

Ndryshe, në Prishtinë rezultati është shumë I ngushtë, ku Ahmeti I VV-së ka rreth 300 vota më shumë se sa Abrashi i LDK-së.

Pritet që votat me kushte që janë mbi 2000, ta përcaktojnë fituesin e garës për kryetar të Prishtinës.

SHPËRNDAJE