Kur kanë mbetur edhe më shumë se një muaj deri të ndeshja, ‘Dardanët’ tashmë kanë filluar më përgatitjet për 26 marsin.
Më 26 mars, Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e zhvillon ndeshjen gjysmëfinale të ‘play-offit’ në Ligën e Kombeve ndaj Maqedonisë Veriore.
Tashmë dihet se fituesi i kësaj ndeshje luan në finale me fituesin nga ndeshja Gjeorgji-Bjellorusi, me fituesin e finales që kualifikohet në ‘Euro 2020’.
‘Dardanët’ kanë njoftuar tifozët të fillojnë procedurat e njohura për biletat individuale për këtë ndeshje të madhe.
Tifogrupi i Kosovës kanë njoftuar se do të këtë udhëtim te organizuar më 26 mars dhe se biletat mund të rezervohen deri më 28 shkurt tek personat përgjegjës në disa qytete.
Çmimi i një bilete kushton 30 euro, përfshirë rekuizitat (duks, kapelë, shallë me simbole të Dardanëve) dhe udhëtimi. /gazetametro.net