Dashuria për futboll, Rakitiq luajti i sëmurë ndaj Anglisë

Mesfushori kroat tregon që kishte probleme shëndetësore një natë para ndeshjes.

Dëshira e madhe për të arritur diçka me kombëtaren e tij, e shtyu Ivan Rakitiqin të luante i sëmurë ndaj Anglisë.

Mesfushori i Kroacisë, një natë para ndeshjes kishte temperaturë deri në 39 shkallë, por as kjo nuk e ndaloi që të luante për 120 minuta në gjysmëfinalen ndaj Anglisë, që kroatët e fituan 2-1.

……………………………………………………………………………………………………………..
Shqiptari po festone fitoren e Kroacisë, por ja si e përdhos flamurin kombëtar ky tifoz kroat

……………………………………………………………………………………………………………..

“Një natë para ndeshjes kisha temperaturë, gati 39 (gradë)”, deklaroi Rakitiq.

“Isha i shtrirë në krevat duke kërkuar ta gjeja forcën për të luajtur dhe kjo ia vlejti. Në finale do të luaja edhe me një këmbë nëse është e nevojshme”.

SHPËRNDAJE