Daut Haradinaj flet për Qeverinë e re: LDK-AAK-Nisma- Minoritete

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj tha se momentalisht janë të orientuar rreth situatës me pandeminë, por thotë se do të shqyrtojnë çfarëdo oferte që vjen karshi tyre nga LDK-ja.

“Nuk kemi një qëndrim akoma jemi komplet të orientuar rreth situatës me pandeminë njëherë. Ajo që vjen do të shohim me kohë”, ka theksuar ai për KP.

Ndërkohë, lideri i VV-së, Albin Kurti sot i ka kthyer letër presidentit Thaçi, ku ka theksuar se pas rrëzimit të Qeverisë, duhet të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare.

Në letrën e tij, Kurti ka theksuar se e ka të qartë që situata aktuale nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve, dhe kjo është diçka që ne nuk po kërkojmë të bëhet tani, por sapo të krijohen kushtet pas kalimit të pandemisë.

Ndonëse në dy shkresat tuaja të fundit, atë të datës 02.04.2020 dhe atë të datës 10.04.2020, thirreni në dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO 103/14 i datës 30.06.2014 (i publikuar më 01.07.2014), veprimet tuaja të cilat qartazi janë në kundërshtim me nenet e Kushtetutës të cilëve ju referoheni dhe Aktgjykimin të cilin ju përmendi, tregojnë se Ju dhe stafi juaj nuk i keni lexuar mjaftueshëm dhe me kujdes të njëjtat”, thuhet ndër të tjera në letrën e Kurtit.

Mirëpo, siç ka shkruar Kurti “ajo që nuk e kam të qartë, është standardi i dyfishtë që Ju dhe partitë politike po tentoni ta impononi në rrugë jokushtetuese, pas këtij mocioni mosbesimi i cili nuk dallon në aspekt formal dhe material nga praktikat e mëhershme”.

Ndërsa, Isa Mustafa ka theksuar se duhet formuar qeveria e re.

SHPËRNDAJE