Daut Haradinaj: Presidenti e ka mik Radojçiqin

Sipas deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, është presidenti Hashim Thaçi ai që e ka mik Milan Radojçiqin.

Madje sipas tij, Thaçi e ka takuar atë disa herë.

“Ai e di më mirë se unë. Unë kurrë nuk e kam takuar, nuk e njoh. Ne kemi pasur një koalicion me Listën Serbe dhe roli i tij ka qenë rol me rëndësi brenda Listës Serbe dhe si i tillë është trajtu, asgjë më shumë”, ka thënë Haradinaj në Rubikon të KTV-së.

“Por t’i thuash dikujt jo kontrabanda me Radojiçiqin, nuk i shkojnë për fytyre një presidenti”, ka thënë më tej ai.

Haradinaj ka thënë se nuk mund të di se çfarë marrëdhëniesh ka Thaçi me Radojiçiqin, por ka shprehur sigurinë se ai ka qenë në zyrë të presidentit, bashkë me të tjerë, ku kanë diskutuar tema politike.

SHPËRNDAJE