Daut Haradinaj tregon se ku ndodhej vëllai i tij Ramushi kur u shpërnda Kuvendi

Daut Haradinaj i AAK-së, është deklaruar pas shpërndarjes së Kuvendit.

Haradinaj ka thënë se nga sot Kosova i ka 45 ditë afat për të shkuar në zgjedhje.

“I kemi 45 ditë afat, tani varet kur presidenti i cakton ato. Ky kuvend do të mbahet mend për shumë vendime që i ka marr në interes të Kosovës t’u përfshi edhe sot fondin e IPA. Ne tash ia kemi lënë mandatin popullit”, ka thënë Haradinaj, raporton lajmi.net.

Tutje, ai ka theksuar se kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj nuk ka qenë prezent për shkak të agjendës së tij.

“Haradinaj ishte në agjendën e vet, fakti i dorëheqjes së tij ia ka pamundësuar pjesëmarrjen në Kuvend”, ka përfunduar anëtari i AAK-së.

SHPËRNDAJE