Daut Haradinaj uron ditëlindjen e Rugovës me deklaratën e njohur kundër Thaçit

Po të ishte gjallë, Presidenti Historik Ibrahim Rugova do të festonte ditëlindjen e 74-të.

Por pavarësisht se ai nuk jeton më, të shumtë ishin njerëzit që zgjodhën ta përkujtonin sot.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të përkujtuar dhe uruar Rugovën sot, transmeton Indeksonline.

Deputeti Haradinaj ka dashur që ditëlindjen e Rugovës të urojë pikërisht me fjalimin që kishte mbajtur kur presidenti u zgjodh, Hashim Thaçi.

Këtë fjalim sot deputeti Haradinaj e drejton pikërisht tek Lidhja Demokratike e Kosovës, që atë kohë mundësoi zgjedhjen e Thaçit, president.

“Nuk do të jetë Presidenti i Unitetit Kombëtarë dhe i popullit të Kosovës, por do të jetë presidenti i këtij koalicioni. Dhe ju si deputet, qysh do që e keni vendos me ia qit votën, mbajeni mend edhe një send se jeni ka e shkatërroni vendin, jeni tu e fundos. Nuk ka keni dorëzu ende CV-në, por niva çfarë keni shkruar për kandidatë për president. Mos ia vendosni kurorën mbretërore, se e keni gabim. I njëjti njeri nuk mundet me e qeverisë Kosovën për dy mandate, nuk i duhet sen Hashim Thaçit sot posti i presidentit kur masa sot është mbush sheshi kundër një individi, kushdo qoftë ai. Po i ni edhe diplomatët ndërkombëtarët që po thonë sot, jo dhuna jo ç’dhuna. Le ta dinë edhe këta zotërinjtë këtu, se dhunën kush e solli në Kuvend, se nuk na dëgjuat, u mundum edhe me letra, i shkruajtëm asaj nuses së Kombit, Jahjaga, me dhjetëra herë, i shkruajtëm kryeministrit, e zv/kryeministrit, Ministri të Punëve të Brendshme, asnjë përgjigje as edhe një sms nuk e kthyen prapa. Na detyruan që të përdorim ujë, gaz, me dal në rrugë e me maru shatora për me i bind se kanë bë gabim.Edhe kjo nuk ka lidhje me politike, sepse tek e fundit diplomatët vinë e shkojnë, vendi ynë ka me mbet qetu”, pati deklaruar deputeti Daut Haradinaj në shkurt të vitit 2016.

SHPËRNDAJE